Një person i moshës rreth 60-vjeç, ende i paidentifikuar është gjetur në zonën e Sharrës në Tiranë pa shenja jete.
Sipas policisë ky shtetas dyshohet të jetë vetëdjegur me benzinë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Në Sharrë/ Kombinat në zonën e varrezave është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar i moshës rreth 60 vjeç.
Ky shtetas dyshohet të jetë vetëdjegur me benzinë.
Po punohet për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.