Banorët u Unazës nisen drejt ish-sheshit Shqiponja, FNSH i ndjek

Premte, 07 December 2018 18:31

Banorët e Unazës së re kanë dalë për të 34-tën ditë në protestë kundër projektit që shemb rreth 400 banesa dhe nuk parashikon dëmshpërblim.
Ata janë shprehur se do të vazhdojnë të protestojnë pavarësisht se ka patur një vendim për pezullimin e projektit pas daljes së dokumenteve të falsifikuara të tenderit.
Banorët kanë vendosur që sot të marshojnë në drejtim të sheshit “shqiponja” për të mbushur një gropë që e ka hapur fadromat e ARRSH. Ata shoqërohen nga policia, ndërsa në zonë mësohet se janë disa furgonë policie e FNSH, të cilët qëndrojnë në gatishmëri.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 19:12

Video

Login to post comments