Banorët e Unazës së Re të cilët rrezikohen me shembjen e shtëpive duke protestuar fort edhe sot të mbështetur nga kreu i PD, Lulzim Basha por dhe banorë të tjerë të kryeqytetit kanë deklaruar se ky projekt është korruptiv dhe nuk duhet të zbatohet. Banorët kanë pohuar edhe sonte se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre deri në largimin e kësaj qeverie të korruptuar që bashkëpunon me bandat kriminale dhe me hajdutët. “Tirana si Parisi deri në rrëzimin e qeverisë”, kjo ka qenë një nga thirrjet e banorëve të Unazës së re, mbrëmjen e sotme gjatë protestës.