Një ndër format e organizimit të komunistëve pas vitit 1990 për t’u dukur se ishin të pavarur ishte futja në shoqata e media të ndryshme. Po ashtu nëpërmjet disa partive të fshehura komuniste, këta vepronin më keq se komunistët në partinë e tyre biologjike. Këtë dukjen si “të pavarur” Ramiz Alia ua futi në kohën kur ideoi pluralizmin e shoqatave, teori që nuk pati kohë të zhvillohej e të rritej, sepse u pranua pluralizmi. Pavarësisht ndryshimit të kohëve, komunistët iu përmbajtën filozofisë së Alisë. Kishim rast ta shihnim edhe gjatë protestave të studentëve kur prej medias së majtë propagandohet shumë teza se ata nuk duan të kenë lidhje me politikën. Kjo tezë po thuhet aq shumë, saqë po nxjerr në plan të dytë edhe vetë kërkesat që kanë studentët. Mirëpo, teksa thuhet kështu, qëllimi është përjashtimi i opozitës sepse qeveria nuk mund të protestojë kundër vetes së vet. Më i dukshëm, ky fenomen u bë sot, kur në mënyrë histerike, teatrale e karagjoze përpara kamerave, kur një “i pavarur”, gërthiste e çirrej se nuk kishin punë me partitë, duke akuzuar madje banorët e unazës së madhe se kishin “bashkëpunuar me opozitën”, sikur të kishin konsumuar ndonjë krim. Gërthitësi i jepte të drejtë vetes të caktonte verdiktin e vërtetësisë. Po cili ishte ky individ që gjykonte kaq “thellë” politikisht, në fytyrën e të cilit nuk gjeje asnjë çiltërsi rinore, por viheshin re sjellje e mbeturina të skalitura komuniste?
Quhej Luis Nexhip Kasneci, lindur në Tepelenë më 4.6.1996. Në rrjete sociale gjeje një foto me kryeagjitatorin, me shembullin më të keq të politikanit, atë që u martua me “lekët e mamit”, Erion Veliajn. Pra, ky që nuk donte opozitën ishte një kasnec i Veliajt. Foton e para dy viteve e kishte shoqëruar me fjalët: “Në çdo moment që ta takosh të jep këshilla frymëzuese”. Kushedi çfarë këshillash e kanë frymëzuar, ato të betonit, propagandës apo korrupsionit. Përveçse djaloshi ishte dhe futbollist i skuadrës së ish Ministrisë së Punëve të Brendshme “Dinamo”, na rezultonte edhe frekuentues dhe shpërndarës i fondacionit “Qemal Stafa” të Partisë Socialiste, ish Partia e Punës së Shqipërisë, partia më diktatoriale në gjithë lindjen komuniste, shkaktuese e terrorit më të madh ndaj shqiptarëve për 50 vjet. Ky i “pavaruri”, në këto qenefe komuniste e gjente veten. Në qenef edhe bën moral. Po le ta lëmë për një çast kasnecin e Veliajt. Të shohim i biri kujt është? Na rezulton i Nexhip Rrapo Kasnecit, lindur më 1959 në Progonat të Tepelenës. Nëse do kërkosh në internet emrin e Nexhip Kasnecit do të dalë me shumicë prania e tij në komitetin komunist të 1997-s. Kush e ka harruar 1997-n, le të kujtojmë se ishte një rebelim komunist kundër shtetit shqiptar. Me sa duket i biri i Nexhipit dhe nipi i Rrapos kërkon që protestën e studentëve që ka nevojë më shumë se kurrë për opozitën sepse drejtohet politikisht kundër qeverisë, ta kandisë në një gjë krejt pa vlerë. Nuk i lëshon 1997-ta këta të bëhen njerëz.Studentët janë në këtë gjendje si pasojë e qeverisje kriminale të Edi Ramës dhe kjo është gjëja e parë që duhet thënë. Cilësia e duraliminit të dritareve nuk është argument për protestë.