Edi Rama nuk ndalet në zellin e tij të tepruar për t’ua mbyllur gojën mediave që nuk janë me të. Së fundi ka bërë gati dy projektligje të ashtuquajturën “paketë antishpifje”. Draftet janë hartuar nga qeveria dhe janë në fazën e konsultimit dhe pritet që shumë shpejt të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave.
Bëhet fjalë në ndryshimin e dy ligjeve, atë për mediat audiovizive ku do të futet koncepti i mediave online, si edhe ligji për komunikimet elektronike dhe postare. Në ligjin e parë, atë për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, janë futur edhe sanksionet që do të bëhen për mediat online që do të publikojnë informacion të pavërtetë.
Meqenëse deri më sot Edi Rama nuk arriti dot të blejë mjaftueshëm media, zëra që I kundërvihen vjedhjes së tij, pseudoreformave, ai ka hartuar dhe parashikuar masa të rrepta të qeverisë për të vënë nën kontroll mediat dhe shtypin el irë. Sipas projekligjit gjobat shkojnë deri në 1 milion lekë, si edhe në mbylljen e aktivitetit të medias online. Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik (OPSHE). Masa tjetër që parashikohet në këtë ligj është edhe pezullimi i aktivitetit të medias online. Nëse një media publikon informacion të pavërtetë deri në tri herë brenda vitit kalendarik, i pezullohet aktiviteti për 24 orë. Nëse një media publikon më shumë se katër herë informacion të rremë për 1 vit kalendarik, ai pezullohet për 1 javë. Nëse këto shkelje përsëriten më shumë se 5 herë, atëherë aktiviteti i medias online pezullohet për 1 vit. Ndërsa ndryshimi në ligjin tjetër, atë për AKEP, parashikohet se ky institucion do të bëjë regjistrimin e të gjitha mediave online në mënyrë që të ky treg mediatik të jetë i kontrolluar.
E gjitha kjo nuk është as më shumë e as më pak vecse një censurë e hapur kundër medias së lirë, që bie ndesh edhe me Kushtetutën, ku thuhet se “Media është e lirë”!
NENET E LIGJIT
Në nenin 132 bëhen këto ndryshime:
- 1. Në fjalinë e parë të pikës 1, pas fjalëve “… të këtij ligji..”, shtohen fjalët “… me përjashtim të neneve 33/1, 51/1 dhe 53/1 …”.
- 2. Në pikën 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: Kur AMA vëren shkelje të
dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) marrjen e këtyre masave plotësuese:
- 1. Për OSHPE–të e regjistruara në AKEP:
- a) Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 (tre) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligjë
- b) Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 (shtatë) ditor, nëse brenda një viti
kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrativeë
- c) Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti
kalendarik ka kryer jo më pak se 5 (pesë) kundërvajtje administrative të parashikuara
nga ky ligj.
- 2. Për ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike që nuk janë të regjistruara në
AKEP:
a- Bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së
Shqipërisë, për një afat 24 orësh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej
Këshillit të Ankesave, më shumë se tri herë gjatë një viti kalendarikë
b- Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.
NENI 13
Në nenin 133 bëhen këto ndryshime:
- 1. Pas pikës 8 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga OSHPE-të, kur nuk përbëjnë vepër penale janë kundërvajtje administrative dhe dënohen:
- a) Me gjobë nga 100 000 (njëqindmijë) lekë deri në 1,000,000 (një milion) lekë kur nuk
respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligjië
- b) Me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.