Sapo u bënë publike falsifikmet e firmës që fitoi tenedrin me 18 milionë euro nga loti 1 i ndërtimit të Unazës së Re, reaguan të gjithë faktorët dhe aktorët e përfshirë në këtë çështje. I vetmi që nuk u duk, madje nuk pati asnjë reagim, as viziv, as verbal, është kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky lejfen që nuk le rast pa dalë, edhe kur mbjell një pemë për të disatën herë, madje gjeti kohë mbrëmë edhe të argëtohej në Pallatin e Kongrese te Kënga Magjike, nuk ka pak kohë për mediat apo të shkruajë dy fjalë për skandalin e 18 milonëve, ku , me sa duket, është edhe vetë i përfshirë.
Erion Veliaj që i detyroi me dhunë e disa prej tyre edhe me blerje e premtime, që të prishin banesat e tyre pranë Unazës së Re, disa e bënë “vullnetarisht”, disa përjetonin me dhimbje fadromat, ndërsa tani nuk ka asnjë lloj keqardhjeje, madje as deklarimi për këtë mashtrim që i bëri hapur publikut. Letrat janë hapur dhe të tjera skandale do të dalin në shesh, sepse gjithë ky nxitim e ka një qëllim, për të fshehur vjedhjet, abuzimet me milinoa euro të organizatorëve të këtij skandali, ata që nesër ndajnë paratë në kurriz të varfërisë e mjerimit të shqiptarëve.