Nga Ilir Babaramo
Përpjekja për të kastruar lëvizjet studentore është një markë e njohur. Qorra të tillë politikë i kemi hasur dhe 28 vjet me parë. Janë vegla te rregjimeve që po japin shpirt.
Lëvizjet e Ramës që përpiqet të sinkronizojë një grusht protestuesish me gjithë ekranet e blera prej tij ngjasojne me veprimet e dëshpëruara të Ramiz Alisë.
Studentët i hoqën megafonin nje pedagogu që perpiqej të tredhë lëvizjen studentore, një pedagogu që është shërbëtor i qeverisë më shumë se sa ishte sekretari rinisë koministe Lisien Bashkurti 28 vjet më parë.
"Jo politikë, jo politikë' çiren një grusht shërbëtorësh turmës me shpresen se do kompleksojnë lumin e protestës. Por me çfarë mjetesh do t'i imponohen qeverisë nuk e thonë.
Tendenca përçarëse e tyre është e qartë. Strategjia e Ramës po shfaqet dita ditës.
Fillimisht kërkoi një përfaqësi për te negociuar me synimin e qartë se do veprojë si tek teatri kur një grupi dërhemësh tu vendosë nga një cmim personal dhe te sfumojë pjesën tjetër. Kjo nuk po i ecën me studentët. Atëhere po perpiqet te minimizojë efektet e protestës.
Vë këta qorrat që të çirren: jo politikë. Në te njëjten mënyrë veproi dhe Ramizi.
Fillimisht nxori instrumtorët e rinisë që thoshin: jemi per pluralizëm idesh, jo pluralizëm partiak. Nuk i eci. Në dhjetor studentët dolën në shesh. Sërish Ramizi me të vetët mes turmës predikonte krijimin e një shoqata srudentore, jo krijimin e një partie opozitare. Sërish nuk i eci.
Studentët nuk kanë përse të kompleksohen nga politika. Ne sistemin që jetojmë politika është i vetmi instrument per zgjidhjen e problemeve. Vetëm në monarkitë absolute të shekujve më parë subjektet dilnin për të kerkuar mëshirën e sovranit.