"Jelek-verdhët" fituan në Francë, Macron del Live dhe njofton tërheqjen nga taksa

Hënë, 10 December 2018 20:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t'i drejtohet popullit gjatë natës së sotme mes protestave më masive të realizuara gjatë katër javëve të fundit.

Protestat shpërthyen kundër rritjes së taksave të karburantit, me synim uljen e ndotjes në vend nga përdorimi i makinave elektrike.

Në konferencën e pasdites, Macron pritet të bëjë të tjera lëshime.

Të hënën në mëngjes, ndërsa Macron u takua me sindikatat dhe krerët e biznesit, në protestë u hodhën edhe studentët.

Mësimi është ndërprerë në 120 shkolla në të gjithë vendin - përfshirë 40 shkolla të bllokuara plotësisht nga studentët - tha një zëdhënëse për Ministrinë e Arsimit.

Javën e kaluar qeveria franceze u tërhoq nga rritja e tatimit për karburantin, por jelekëverdhët nuk i ndalën protestat e dhunshme. Dëmi ekonomik, sipas ministrit të Brendshëm Bruno Le Mer, është katastrofik dhe do të ketë ndikim negativ afatgjatë në buxhet dhe turizëm.

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 20:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...