Thellohet skandali/ DH Albania ka fituar tjetër tender,OST i dha 11 mln euro

Hënë, 10 December 2018 20:47

Thellohet skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin te paekspozuarit, te cilat ngrinin hije te forta dyshimi se DH Albania eshte nje kompani fantazme dhe e fitoi garen me dokumente te faksifikuara. Sipas te dhenave te siguruara nw faqen e Agjencise se prokruorimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 12 milionë euro. “1 miliarde e 447 milionë lekë”.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OSHEE gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

 
Dh 2

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme. te paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.

Rezulton disi e habitshme se si një kompani mund të ndërmarrë, sipas dyshimeve të deritanishme, falsifikime të përmasave të tilla pa patur garanci se nuk do të ketë verifikime për aktivitetin e saj real. Pika kyçe për momentin duket të jetë përfaqësuesi i filialit shqiptar të kompanisë amerikane, Avdiol Dobi, i cili rezulton të jetë pronar dhe i një kompanie të themeluar në 2016, me seli në Vlorë. Po ashtu dhe ortaku i kompanisë amerikane, shoqëria shqiptare BIBA X mund të hedhë dritë në hetimet mbi të vërtetën. Ndersa opozita deklaroi se u vërtetuan paralajmërimet e saj se Projekti I Unazës së madhe është një aferë korruptive.

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 20:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...