Profesor Artan Fuga: Ja si përgjysmohen tarifat për studentët

Hënë, 10 December 2018 21:20

Profesori dhe akademiku Artan Fuga tha për Ora News me gazetaren Beti Njuma se rritja e tarifave për studentët është si pasojë e keqmenaxhimit të financave nga Universitetet. Ai tha se vetëm duke kursyer shpenzimet që bëhen pa kriter nga bordet, tarifat për studentët mund të përgjysmohen, ndërsa tha se duhet të shkarkohen bordet dhe administratorët.

Artan Fuga: Problemin e tarifave nuk e kanë dekanët dhe nuk e kanë rektorët. E kanë bordet dhe administratorët. Gjëja e parë, shkarko ata, nesër fillojmë tjetrën. Nëse bëhet fjalë për përgjysminin e tarifave unë do të them këtë: Kam bërë një llogari, vetëm duke kursyer mbi shpenzimet që vijnë si rezultat i keqadministrimit të rëndë të Universiteteve mund të përgjysmohen tarifat pa frikë. Vetëm duke krusyer shpenzimet e jashtëzakonshme që bëhen pa kriter dhe pa llogari nga këto borde që janë përgjegjës për të gjithë krizën financiare dhe për atë që universitetet shqiptare e kanë futur mu në xhep të studentëve për të marrë paratë e shqiptarëve dhe për të mos i dhënë produktin që duhet. Kjo pse vjen? Vjen sepse menaxhohen keq. Pse menaxhohen keq? Sepse sistemi i menaxhimit është i gabuar.

Në lidhje me kërcënimet e pedagogëve, në mënyrë që studentët mos marrin pjesë në protestë, Fuga kishte vetëm një këshillë:

Fuga: Ta harrojnë, nuk ka nga ata burra pedagogë. Janë të dobët shumë ata pedagogë, ata janë thjesht kunja shkrepse që studentët i marrin me veter. Unë si kolg i them mos e bëni këtë gabim sepse historia do tju dënojë rëndë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...