Studentët kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës së tyre para kryeministrisë. Ata kanë bërë të qartë që nëse deri në orën 16:00, kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, që ditën e sotme protesta do zhvendoset para institucionit të kryeministrisë.
“Nuk kam negociata as dialog, nëse deri në 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona do të marshojmë para kryeministrisë, që sot pas orës katër”, u shpreh njëri nga studentët për ‘Fax News’.