Në protestë mbrëmjen e sotme janë edhe banorët e Astirit për projetin e “Unazës së Re”. “Vetëm me protesta do të mbrojmë shtëpitë tona. Poshtë projekti”, shprehen qytetarët e Unazës së Re.
Edhe sot protestuesit kanë veshur jelekët e verdhë dhe janë shprehur ndaj qeverisë që të mos guxojnë të shkojë te projekti i Unazës së Re dhe të nisë ndërtimet. Banorët e kësaj zone janë në ditën e 38 të protestës. “O Ervin o Diarre këtu i thonë Unazë e Re”, brohorasin studentët.