Nga Kastriot Dervishi
Organizata Politike nuk e ka fshehur radhitjen e saj përkrah forcave regresiste. Sigurisht OP diktaturën komuniste të 50 viteve e konsideron si “demokraci popullore”. Një gjë të tillë kërkon të përsërisë. Vini re këtë thirrje të datës 1 maj 2013 me rastin e ditës së punëtorëve. Aktiviteti organizohet nga ish Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (ish organizata e Partisë së Punës Bashkimet Profesionale të Shqipërisë) me pjesëmarrjen e OP-së, Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia e Punës së Shqipërisë dhe “lëvizja për universitetin”. Thirrja bën fjalë për “çlirim punëtor” dhe “çlirim shoqëror”. Kjo shoqërohej me një thirrje me grusht për shpërthime revoltat e “gjakun e çlirimit”.