“Na sillni ushqim e batanije”, studentët të vendosur: Do ta gdhimë para Kryeministrisë

Tuesday, 11 December 2018 21:59

Studentët vijojnë protestën e tyre maratonë që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, ku nga fakultetet përkatëse u drejtuan për tek Ministria e Arsimit ku qëndruan deri në orën 16:00, kohë kjo kur skadoi ultimatumi i dhënë ndaj kryeministrit Rama.

Ndërsa pas përfundimit të ultimatumit u ndanë në 3 grupe, ku një pjesë qëndroi tek Ministria e Arsimit, një pjesë bllokoi qarkullimin tek Zogu i Zi dhe një grup u zhvendosën para Kryeministrisë, tanimë kanë vendosur të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve tu bashohen kauzës së tyre, si dhe kanë kërkuar ushqime dhe batanije, pasi do ta gdhinë para zyrës së kreut të qeverisë. Po ashtu ata shprehen se nuk pranojnë që të paguajnë tarifa për shkak të krizës së qeverisë.

Studentët vijojnë të qëndrojnë në bulevard, ndërsa bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...