Studenti i Infermierisë, por në një Universitet privat thotë se i është bashkuar protestës pasi sipas tij kauza është e të gjithë shqiptarëve.
Ai tha në maratonën e Ora News se protesta duhet të zhvendoset tek kryeministria.
Arbër Kola, student i infermierisë: Jam aktiv në protestë. Mua nuk më prek ligji i arsimit. Kam vendosur ti bashkohemi kauzës së gjithë studentëve sepse është kauza e gjithë shqiptarëve.
Kam ikur aty me një ngjyrë me ngjyrën kuq e zi. Ne kemi 8 ditë që rrimë aty. Sot në orën 16:00 do të merrnin vendimin nga Rama, por ai na përcmoi. Ne nuk kemi më punë tek ministria. Por duhet të ikim te kapobanda, kryeministri.