Qytetarët edhe ditën e sotme kanë vijuar të shprehin shqetësimet e tyre në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha në News24.
Kryefjala e shqetësimeve të qytetarëve ishte protesta e studentëve, e cila sot ka hyrë në ditën e 8-të. Në telefonatat e tyre, qytetarët shprehën opinione të ndryshme, ndërsa theksuan se studentët duhet të bashkëpunojnë me qeverinë për të zgjidhur shqetësimet e tyre, por kishte edhe nga ata që mbështetën qëndresën e studentëve.
Telefonata 1: Kjo është një skemë e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Është show i Edi Ramës. Nuk ka arsye për ta menduar, shihet qartë.
Telefonata 2: Jam dakord me protestën, studentët protestojnë paqësisht. Studentët të ulem me qeverinë, të dialogojmë me qeverinë. Mos të bëjnë si fëmijë të llastuar. Përse mos të organizohet zgjidhja përmes një grafiku.
Telefonata 3: I përshëndesim nga zemra dhe i urojmë nga zemra, sepse ata janë trimat e trimave. Ata arritën të sprapsin arrogancën e qeverisë dhe Ramës. Ai kryeministër është arrogant. Ne duhet të solidarizohemi të gjithë me studentët. Ta largojmë këtë klikë, e cila po ua nxinë jetën qytetarëve.