Dënimi i Emiliano Shullazit, reagon Ambasada Amerikane

E mërkurë, 12 December 2018 10:32

ërmes një statusi në facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje më sistemin e drejtësisë në Shqipëri duke trajtuar rastin e dënimit të Emiliano Shullazit.

Ambasada shprehet se ne duhet të festojmë jo vetëm për vendimin, pasi sipas saj kjo është e lehtë të bëhet, por edhe për vetë procesin që çoi në dënimin e Shullazit.

Sipas Ambasadës, kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi.

Duke cituar një pjesë të fjalimit të Zv. Ambasadorit në detyrë, Daniel Koski gjatë një konference vjetore të Avokatit të Popullit në deklaratën e saj, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se: Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne.

Statusin i plotë i Ambasadës:

Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne.
Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, mbajtur dje:

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 10:33
Login to post comments