Studentët nisin marshimin, protestë para MAS dhe Kryeministrisë

E mërkurë, 12 December 2018 10:30

Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre.

Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Studentët e mjekësisë dhe shkencave kanë shkuar drejt Kryeministrisë, ndërsa Gjeologjiku, Filologjiku dhe Artet tek Ministria e Arsimit. Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.

Nuk mungon as mobilizimi në rrethe. Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.

Në Korçë studentët kanë nisur marshimin me pankarta në duar. Protesta dhe bojkotim të mësimit ka dhe në Gjirokastër. Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta.

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 10:36
Login to post comments