Procedimi penal, Robert Aliaj: Duan të destabilizojnë studentët

E mërkurë, 12 December 2018 10:52

rtisti Robert Aliaj ka reaguar pas procedimit penal nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e studenteve gjatë ditës së djeshme. Në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb”, Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00. Procedimi sipas tij bëhet për të njollosur emrin e tij dhe për të destabilizuar çështjen e studentëve.

“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”- tha Robert Aliaj për “BalkanWeb”.

Login to post comments