Gjergj Meta në krah të profesorit: "Tupja s’do përfundojë në burg, por kushdo që do firmosë hetimin e tij…”,

E Enjte, 13 December 2018 15:36

Nga GJERGJ META/ Chapeau professeur!

Profesor Tupen e kam njohur para do vitesh në një nga edicionet e Panairit të Librit. Sapo kishte dalë libri i tij, “Dhembja që premton dashuri”, ku flet për përvojën e djalit të tij autik, dhe më kishte bërë për vete, sikurse di të bëjë ai. Librin e kisha lexuar me një frymë edhe pse ai nuk është libër për çdolloj dhëmbësh, pasi do përtypur me kujdes. Aq më pak është libër për mediokër.

Në fund të këtij libri, ateisti Tupe, sikurse thotë ai për veten, bën një lutje që mund të hyjë shumë mirë në lutjet më të bukura të shkruara ndonjëherë. Vetëm kush e lexon atë lutje (që ia lë lexuesit kureshtar) dhe hyn sadopak në brendinë e saj do të kuptojë pse njerëz si prof. Tupe janë të aftë për virtytin madhor të empathisë. Jemi takuar disa herë e shpesh bisedojmë në telefon, sepse ai kur përkthen dhe has fjalë që nuk janë të profilit të tij, nuk e ka problem të pyesë se si i thonë në shqip një termi fetar fjala vjen. Profesori është edhe nga ata që pyet kur nuk di. Pikërisht për këtë ndoshta ka mbetur vetëm profesor.

Kur lexova sot në media se ai ishte proceduar për prishje të rendit publik, pasi kishte shkuar me studentët te Zogu i Zi mbrëmë, u ndjeva i befasuar. Prof. Tupja nuk ka imunitet, ashtu sikurse as unë e pjesa më e madhe e njerëzve, sepse nuk jemi të zgjedhur në parlament. Por ai ka njëlloj imuniteti që nuk ia jep ligji. Ia jep aftësia, natyra, Zoti, vërini çfarë emri të doni, për të qenë në momentin e duhur në krahun e duhur, si rrjedhojë e empathisë. Mondi është nga ato njerëz të cilëve rinia do t’u largohet me frymën e fundit të jetës. Unë e di se ai nuk do të përfundojë në burg pêr këtë gjë, por do të përfundojë në regjistrin e të hetuarve. Një gjë e tillë për një person si prof. Tupja do të ishte e pakuptimtë, madje do ta bënte qesharak çdokënd që do të firmoste një hetim të mundshëm. Një njeri që ka empathi, nuk është i dhunshëm, nuk bën dëm, nuk pengon, nuk prish, nuk është i aftë të bëjë keq.

Prof. Tupja nuk ka nevojë për mbrojtjen time me shumë siguri, por kemi ne nevojë, shoqëria jonë, për njerëz si profesor Tupja.

Ndonjë jurist ndoshta do të thotë lex dura sed lex (ligji është ligj edhe pse i rreptë), por unë do t’i thoja summum jus summa injuria (drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...