Studentët vijojnë sot protestën në ditën e nëntë, por tashë të zhvendosur para Kryeministrisë, pas një vendimi kolegjial të marrë para Kuvendit të Shqipërisë, pas mospranimit të kërkesave të tyre.
Protestës së tyre 9-ditore tashmë i është bashkuar edhe Senati Akademik i Arteve ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve, ndërsa kanë marrë edhe disa vendime.
Në mbledhje Senati shprehet se mbështet kërkesat e formuluara nga studentët si dhe është gati të përfshihet në të gjitha mekanizmat financiarë për të garantuar transparencë maksimale.
Ja vendimet e marra:
1-Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët
2-Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t’i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.
3-Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiare, për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve.
4-Senati Akademik i UART mer përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.
5-Senati Akadamik i UART mer përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART.