Ironia e studentit/ Rama, mbreti lakuriq i Andersenit

E Enjte, 13 December 2018 19:09

Nga Totila Kotorri/

Një herë e një kohë na kish pas jetuar një mbret. Një mbret i fiksuar pas rrobave aq sa e kalonte kohën e tij i mbyllur me stilistët e rrobaqepësit më prestigjiozë të kohës në përpjekje për të përmbushur vanitetin e tij. Ky mbret dhe kryeministri Rama ngjasojnë tmerrësisht shumë, jo prej arsyes se u pëlqen të vishen fisshëm e me sqimë (unë refuzoj ta besoj që KM-ja sjell stilistë italianë me Charter për t’i marrë masat), por për situatat turpëruese në të cilat fati i ka hedhur.

Mbreti i H.K. Andersenit i doli popullit të tij lakuriq sepse mendonte se ishte i veshur , ai nuk pranonte kurrsesi se ishte nudo sepse klika e tij me në përbërje servilë, këshilltarë, oborrtarë etj. refuzonin t’i bënin me dije se nuk kish veshur asgjë. Kishin drojë t’ia sillnin trutë në vend duke i thënë “nuk ke veshur asgjë , të kanë gënjyer”. Sot në Shqipërinë e 2018-ës, studentët e mbarë vendit, duke luajtur rolin e fëmijës së pafajshëm e që nuk e njihte frikën për të thënë të vërtetën, tha:”Po ai është lakuriq”.

Pra mbretit të Andersenit nuk i tha se ishte zhytur në absurd asnjë nga ata burrat e mëdhenj të shtetit, oborrtarë apo dijetarë sepse nuk do të donin të ishin pikërisht ata që do të prishnin midenë e shefit suprem. Ajo që të vjen në mend është alegoria e oborrit të mbretit me “rilindjen”.

Ndoshta Z.Rama nuk ka faj për arsimin e lartë. Po sikur atij ti kenë thënë që është bërë një ligj shumë i mirë? Po sikur ti jetë thënë që gjërat tani do të ndryshonin? Po sikur atij ti kenë thënë në vijimësi që ligji po funksionon në kontinencë? Po sikur ata të rilindjes t’i kenë zënë sytë me lajka Z.Rama e ky të jetë në këtë rast naivi, pra ai tipi me qëllimet e mira por i panjohur me të vërtetën?

E sikur të jetë kështu , studentët po i tregojnë “mbretit” që ka dalë lakuriq a.k.a i kanë servirur një ligj që nuk e hanë as qentë. Mbetet të shihet se si do të rrjedhojë tani historia sepse tek “Rrobat e reja të mbretit” Anderseni në fund nuk na tregon se ç’ndodhi me fëmijën që solli botën në normalitet duke thënë atë që shihte. Shpresojmë që në fund të përrallës sonë mbreti të mos vazhdojë sfilatën me veshjen e padukshme sikur të mos kish ndodhur gjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...