Teksa prej 10 ditësh studentët e gjithë universiteteve të Shqipërisë janë duke protestuar masivisht për plotësimin e 8 kërkesave. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë për dialog. Gjatë dy ditëve të fundit, i dëshpëruar që studentët nuk i përgjigjen thirrjes së tij, ai po bën postime të çuditshme në Instagram duke i ftuar të dialogojn I radhës është një story në Instagram teksa Rama u thotë po të 8 pikave, por në fund sërish del te dialogu i famshëm. Të dyja palët duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund fjalës së tyre, duke krijuar kështu një situatë të paqartë se çfarë mund të ndodhë në vazhdim.