Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në qendër të kryeqytetit, në rrugën “”28 nëntori”, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se këmbësori ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Tiranë
Informacion paraprak
Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.
Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.