Qytetarëve britanikë do t’u kërkohet të paguajnë 7 euro çdo tre vjet kur udhëtojnë në vendet e BE, por nuk do të kërkojnë vizë.
Ata do të duhet të aplikojnë dhe të blejnë një dokument tjetër nga viti 2021.
Komisioni Evropian konfirmoi që skema e heqjes së vizave nga ETIAS (Sistemi Informativ dhe Autorizues i Udhëtimit Europian) do të zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar si një vend i tretë.
Institucioni e vendosi këtë në një propozim në nëntor, duke deklaruar se sistemi i ETIAS do të mbulonte “shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, kur ligji i Bashkimit për lëvizjen e lirë të shtetasve të Unionit pushon së aplikuari ndaj tyre, si për shtetasit e tjerë të vendeve të treta pa viza”.
Qytetarët e shteteve ku zbatohet ETIAS do të lejohen të shkojnë në vendet në Zonën Shengen për qëllime biznesi ose udhëtimi deri në 90 ditë, sipas faqes së internetit të BE-së për informacionin e vizave Shengen, shkruan Euronews.
Gjatë këtyre 90 ditëve, vizitorëve nuk do t’u lejohet të punojnë ose të studiojnë, por “mund të angazhohen në aktivitete biznesi dhe turizmi”.
Gjithashtu u lejon njerëzve të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranzitore.
Aplikantët do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar të sigurisë për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen të hyjnë në ndonjë vend të Zonës Shengen.
Do të jetë një sistem tërësisht elektronik. Procedurat ligjore për të kaluar ETIAS filluan në 2016 dhe sistemi pritet të jetë në vend deri në vitin 2021.
Kryeministrja britanike Theresa May ishte në Bruksel në një samit të premten duke kërkuar “siguri ligjore dhe politike” nga zyrtarët evropianë mbi çështjen e kthimit të irlandezëve, një çështje përbërëse e marrëveshjes së qeverisë së saj Brexit.
Ajo tha se do të ketë bisedime të mëtejshme të Brexit me BE, në një fjalim në samitin e B