Një grup me studentë dhe gjimnazistë janë nisur paradite nga Miloti drejt Tiranës në këmbë kanë mbrritur sot në mbrëmje në Tiranë. Ata u janë bashkuar studentëve që prej 10 ditësh protestojnë para Kryeminsitrisë për plotësimin e kërkesave për arsimin.
Ndonëse jashtë bie shi dhe mbizotëron një mot tepër i keq, studentët ishin të vendosur për të ardhur drejt Tiranës në ditën e dhjetë të protestave.
Numri i studentëve është rritur gjatë marshimit. Janë të shumtë ata që u janë bashkuar gjate udhëtimit.
Pamjet më poshtë tregojnë momente nga mbrritja e tyre në Tiranë.