“Ftojmë Elisa Spiropalin të ngrejë ‘Skenderbeun’ dhe të na plotësojë 8 kërkesat”. Kjo ka qenë deklarata e një prej studentëve të cilët po protestojnë para Kryeministrisë. Edhe pse reshjet e shiut vazhdojnë ata nuk janë ndaluar së protestuari.
“Të plotësojë kërkesat sa më parë. Tashmë nuk është kërkesa vetëm e jona por e gjithë shqiptarëve. Nesër ky shesh do të jetë plot për shkak të keqqeverisjes. Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve ta na bashkohen. Ne nuk kemi ngjyra, ne kemi vetëm ngjyrat e flamurit. Mrs. i Isntagramit ta kuptojë mirë se kë kapërballë, ka popullin e tij sovranin”, u shpreh një tjetër student.