Dy pedagogët Fitim Zekthi dhe Elvis Hoxha mbështesin kërkesat e studentëve, të cilët prej 10 ditësh janë në protestë. Të ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, ata ndanë komentet e tyre në lidhje me këtë çështje.
Pedagogu Zekthi tha se studentët nuk duhet të dialogojnë me kryeministrin Rama, ndërsa Hoxha u shpreh se Rama nuk do t'i plotësojë 8 pikat e studentëve pasi hapet fusha e së drejtës.
Fitim Zekthi: Është e kotë të mendosh dhe të thuash që këtë duhet të dialogojnë. Ai që kërkon dialiog dhe ai që thotë studentët duhet të dialogojnë thjeshtë kërkojnë që studentët ta mbyllin atë protestën që është shumë më e gjerë. Studentët përfaqësojnë një gjë shumë më të madhe sesa atë që kërkojnë. Ata kërkojnë në thelb të drejta për vete që janë të drejta për të gjithë shqiptarët. Përmirësimi i jetës së tyre, përmirësimi i mësimdhënies dhe gjëra të tjera janë gur themeli për shumëçka tjetër që mund të rregullohet në Shqipëri. Studentët nuk janë kundër një politike si tarifat, nuk janë kundër një politike si ngrohja e godinave, por janë kundër asaj që përfaqëson Rama. Nuk është kjo lëvizje kundër një politike specifike.
Beti Njuma: Në fakt ju në një shkrim e keni quajtur një lëvizje politike
Fitim Zekthi: Po absolutisht që është politike
Beti Njuma: A janë të mjaftueshme 8 pikat për të përmiësuar cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri
Elvis Hoxha: Jo, aspak. Rama e di prandaj nuk do të japë 8 pikat. E di që hapet fusha e të drejtës dhe fushë të drejte Rama nuk do. Rama mendon se protesta po bie, por nuk është basti mbi protestën. Universitetet janë bërë biznes, qoftë edhe publiku që është bërë biznes i atyre dekanëve dhe rektorëve që tërheq për hunde Rama.
Pedagogët kishin qëndrime të ndryshme për pikëpamjen e protestës.
Fitim Zekthi: Unë mendoj që protesta do të shkojë gjatë derisa ata të fitojnë ato 8 pika.
Elvis Hoxha: Unë them që protesta në natyrën e vet nuk është në natyrën të qëndrohet në shesh, është mos vajtja në Universitet, këtu është protesta. Ky nuk është universitet për tu ndjekur.