E kishte ‘Benz-in’ plot me kokainë dhe me vete kishte edhe 100 mijë euro. Një shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në Andria, Itali, pasi ishte duke transportuar një sasi të madhe kokaine. Mediat italiane shkruan se bëhet fjalë për 24-vjeçar shqiptar me inicialet S. S. Ai ishte duke udhëtuar me ‘Benz-in’ e tij në autostradën A14 kur është ndaluar nga policia rrugore. E shkaku i ndalimit ka qenë fakti se ‘Benz-i’ po ecte shumë shpejt, duke ngritur dyshimet e policisë. Pasi e kanë ndaluar policia ka kontrolluar makinën duke gjetur 5 kilogramë kokainë dhe 100 mijë euro para të thata.