Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Partia më e madhe opozitare mblodhi ditën e djeshme Kuvendin Kombëtar, ku edhe është votuar për 220 anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Mësohet se kanë qenë 6000 delegatë me të drejtë vote, ndërsa në përfundim të numërimit kanë votuar më shumë se 75 për qind e tyre. Burime nga selia blu thanë se kanë votuar 4770 delegatë. Pritet që të dalë edhe lista e kandidatëve fitues për Këshillin Kombëtar të PD-së.