Anëtari i Këshillit Bashkiak i Bashkisë Has dhe kreu i PD së rrethit ka denoncuar miratimin nga Këshilli Bashkiak të ngritjes e një HEC-i pa u bërë dëgjesa më banorët. Veç denoncimit të këtij fakti z.Dauti thotë se ka njoftuar prefektin e qarkut për paligjshmërinë e vendimit dhe i ka kërkuar qe vendimi te kthehet për rishqyrtim
Ja statusi i Miftar Dautit në FB
”Te nderuar banore te fshatit Krume në veçanti dhe banorë të Hasit në përgjithësi. Ju bej me dije që Këshilli i Bashkisë Has në mbledhjen e datës 11 dhjetor në kundërshtim me ligjin pa pyetur banoret e fshatit dhe pa vendim të pleqësisë së fshatit, miratoi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit Rada për firmën “Blerimi” (Hasan Meshi ). Nën autoritetin e kryetarit të bashkise Has që ishte prezent në mbledhje, ne kundërshtim me ligjin e pushtetit vendor, pasi kishte konflikt interesi sepse behej fjale për babain e nuses se tij, ndikoi tek këshilltarët e partive te vogla për ta votuar edhe pse këshilltari i PS dhe banori i fshatit Krume doktor Agron Geca i beri me dije këshillit qe duhej te behej një dëgjesë me banoret e fshatit për këtë problem pasi asnjë këshilltarë nuk ishte kundër investimit por kërkonim te merrej mendimi i pleqësisë se fshatit. Ne këto kushte unë e kam njoftuar prefektin e qarkut për paligjshmërinë e vendimit dhe i kam kërkuar qe bazuar ne kompetencat qe i jep ligji i pushtetit për organizimin e pushtetit vendor,vendimi te kthehet për rishqyrtim derisa nuk ka një dakordesi me banoret dhe nuk ka vendim te pleqësisë se fshatit Krume . Kam besim qe vendimi nuk do te konfirmohet nga Prefekti ,pasi shuan konfliktin mes banoreve”.