Si do të jetë moti sot

Hënë, 17 December 2018 08:06

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin më të dukshme në ekstremin verior. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror duke gjeneruar reshje të dobëta.

Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësirat, por pa rrezikuar reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të luhaten nga -2 °C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Login to post comments