Studentët tek Ekonomiku, bllokojnë rrugën

Hënë, 17 December 2018 09:54

Ka nisur protesta tek Fakulteti Ekonimik në Tiranë. Të rinjtë pasi i kanë venë drynin fakultetit kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën në afërsi të godinës së tyre.

Ditën e djeshme, studentët kanë bërë thirrje sërish që të bojkotojnë mësimin dhe t’i drejtohen kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre.

Ndëkrohë studentët kanë vënë drynin tek fakluteti Ekonomik në Tiranë

Pak me heret të rinjtë I kishin vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Një shirit me të cilin rrethohen zona për të mos kaluar.

Të rinjtë e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.

Protestatat do të vazhdojnë deri në realizmin 8 kërkesave të tyre.

Login to post comments