Pas lajmit se kryeministri Rama ka mbledhur pedagogët tek fakulteti i Gjeologjisë, ka ardhur dhe reagimi i unionit të këtij fakulteti.
Përmes një postimi në rrjetet socialae, Unioni Studentor i Gjeologji Minierave ban me dije se asnjë studentë nuk ka marrë pjesë me pëlqimin e tyre në këtë mbledhje turpshme sipas tyre në ambientte e këtij fakulteti.
Ndërkohë u bëhet thirrje studentëve që të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në tërheqjen e ligjit për arsimin, si pikënisje për plotësimin e kërkesave të studentëve.
Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 13-të të tyre, ndërsa pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri vendosën që ta përshkallëzonin atë, duke bllokuar disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.
Një pjesë prej studentëve u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.
Por ndërsa studentët protestojnë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë.
Mësohet se takimi ka filluar para disa minutash, ndërsa ishte thirrur për tu mbajtur në orën 17:00.
Pedagogu Redi Muçi, njëherësh aktivist i Organizatës Plitike dhe lëvizjes “Për Universitetin”, me anë të një postimi në rrjetet sociale, u bënte thirrje pedagogëve që të mos pranon takimin me kryeministrin, pasi sipas tij kështu do të nëpërkëmbej dinjiteti i tyre.