Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në Burrel, ku si pasojë e daljes nga rruga një automjet ka përfunduar në humnerë, ndërsa dyshohet për një të vdekur.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Shkopetit. Dyshohet se drejtuesi i automjetit është viktimë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare.