Në Kosovë formohet ushtria, në Shqipëri Lleshaj e çon ushtrinë në Polici

Hënë, 17 December 2018 20:29

Kalimi i FSK-së nga një kapanon të emergjencave në një Ushtri të mirëfillti luftimi në raste rreziku në Kosovë ishte një lajm i mirë për shqiptarët.
Ushtria në Kosovë u krijua pavarësisht lobimit të Serbisë në zyrat ndërkombëtare. Por ky lajm pozitiv duket se po merr goditje nga Shqipëria dhe konkretisht nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Shqipëria po merr një hap mbrapa që nga suksesi i futjes në NATO në një aleancë që edhe mund të rrezikohet nëse çohet deri në fund ideja e çmendur e Lleshajt për ta goditur ushtrinë.
Në ndryshimet që propozohen në ligj parashikohet edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “ major ” apo “ kapiten ” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike.
I vetmi kuptim i kësaj çmendurie është se Sandër Lleshaj po kërkon të krijojë klanin e tij në Policinë e Shtetit.

Login to post comments