Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me pedagogë të Fakultetit të Gjeologji Minierave. Takimi është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe ka munguar transparenca për atë që është thënë aty. Vetë Rama e quajti menjëherë si nisje të dialogut me studentët.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, – shkroi kryeministri në rrjetet sociale.
Por menjëherë ka ardhur reagimi i Unionit Studentor të Fakultetit të Gjeologji – Miniera. Në një deklaratë për shtyp (lexo më poshtë) ata shprehen se asnjë takim nuk është zhvilluar ku ata si përfaqësues të studentëve të kenë marrë pjesë. Unioni i studentëve e quan të turpshëm takimin ndrysa thekson se ata nuk janë grevëthyes.