Qytetarët pro studentëve: Rinia i doli për zot vendit!

E mërkurë, 19 December 2018 10:14

Edhe këtë mëngjes shumë zëra qytetarësh vijnë në mbështetje të protestës së studentëve. Qytetarë nga mbarë vendi me telefonatat e tyre në emisionin e mëngjesit ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ të Bashkim Hoxhës kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e studentëve. Megjithatë, shumë prej tyre kanë kërkuar që studentët të mos i shmangen dialogut.

Reagimet

Qytetari 1: Studentët kanë të drejtë, i mbështesim. Të gjithë jemi dakord me studentët. I mbledh Edi Rama një karagjoz, na ka revoltuar, sikur jemi të përndjekur politik, nuk kemi marrë pensionin. Është një korrupsion i paparë të gjithë pensionistës kanë probleme.

Qytetari2: Mirëmëngjesi. Është hera e parë që marr, mezi e kam kapur linjën. Do flas pak për studentët. Unë jam pro studentëve. Njerëzit kur shkojnë nëpër dasma harrojnë të urojnë çiftin flasin për politikën.

 

Ky popull ka arritur në një pikë që ka humbur çdo shpresë. Bravo kësaj rinie që e kapi situatën. I kam parë në televizione që janë shumë të përgatitur. Jam aq e gëzuar që paska rini që i dilka për zot këtij vendi.

Qytetari 3: Edhe unë jam një qytetar nga Pogradeci. Edhe unë jam dakord me parafolësin që kishte tre fëmijë në Universitet. Edhe unë kam dy fëmijë në Universitet, tarifat janë shumë të larta. Duhet të kenë një fare mesatare që të shkojnë në universitet. Unë kam qenë vetë në konvikt. Kanë shumë të drejtë për tarifat,por jo të vejnë brryla në universitete të pijnë kafe gjithë ditën.

Qytetari4: Vetëm dialogu është për një shoqëri në paqe. Mos ta kthejnë protestën në luftë. Një shoqëri në paqe është një shoqëri e mirësisë dhe demokracia këtë kultivon. Prandaj ju bëj apel studentëve, vetëm dialogu eviton rrugën. Që të jetë një shoqëri në paqe vetëm dialogu duhet të jetë.

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...