‘Ti ke deklaruar 2 mijë Euro pasuri, po shtëpia në Surrel?’ Rama tmerrohet nga pyetja

E mërkurë, 19 December 2018 12:51

Debati i Edi Ramës me studentët në Vlorë ka sjellë një situatë të pakëndshme.

Një nga studentët jo vetëm që e ka vënë në vështirësi Ramën, por ka bërë që ky i fundit ta kërcënojë studentin.

Studenti i ka kujtuar Edi Ramës pasurinë e deklaruar prej vetëm 2 mijë eurosh, por më pas i ka kujtuar edhe shtëpinë në Surrel.

‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë në Surrel si e ke bërë?’,ishte pyetja e studentit për Ramën.

Kjo pyetje ka bërë që Edi Rama të meket dhe gjatë fjalës së tij, të kërcënojë edhe studentin.

‘Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro. Këto janë shpifje, ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër.

Unë kam qenë emigrant dhe kam bë sakrifica.

Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj, por taksat i kam paguar. Çdo gjë është publike. Mos u bëj si Saliu, se ne këtu në Vlorë i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, por mos e tepro, për veten tënde.

Mos e tepro, për veten tënde, jo për mua, do takohemi prapë bashkë më vonë, për mirë e jo për keq’, tha Edi Rama në fjalën e tij, me gjysmë zëri.

 

Login to post comments