Si mashtron Rama/ Miraton kartën e studentit, por nuk i jep asnjë lek

E mërkurë, 19 December 2018 15:10

Vendimi që Ministria e Arsimit ka përgatitur me urgjencë për kartën e studentit nuk ka të përllogaritur asnjë efekt financiar.

Në relacionin bashkangjitur vendimit, Ministria e Arsimit ka detajuar vetëm kostot për shtypjen e kartës dhe ngritjes së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por jo se sa do të kushtojnë lehtësitë financiare që qeveria premton t'u japë studentëve.

"Projektakti shoqërohet me disa efekte financiare si efektet për prodhimin dhe lëshimin e kartës, si dhe implementimin e kartës europiane të studentit të cilat kanë një kosto të përafërt prej 40 milion lekë për vitin e parë," thuhet në relacionin e projektaktit për Kartën e Studentit.

Sipas dokumentit në këtë kosto, nuk nuk janë përfshirë efektet financiare që rrjedhin nga lidhja e marrëveshjeve specifike mes Ministrisë së Arsimit dhe dhe enteve publike, që ofrojnë shërbimet, të cilat studentët do i përfitojnë me çmime të reduktuara ose falas.
Lehtësirat

Projekvendimi i përgatitur me urgjencë nga Ministria e Arsimit, pas protestave masive të studentëve, parashikon disa lehtësira për të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë.

Sipas tij, çdo student në Shqipëri do të pajiset me kartën e studentit, e cila do të lëshohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Nëpërmjet kartës së studentit, kjo kategori do do të ketë lehtësira ekonomike, gjatë gjithë periudhës së jetës studentore. Përfitimi i shërbimeve që do të ofrohen nga entet shtetërore do të jetë me çmime të reduktuara ose me tarifë zero.

Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore do të jenë në fushën e Kulturës, në fushën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në fushën e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në fushën e Transportit, në fushën e Turizmit dhe Mjedisit, në fushën e Ekonomisë, Financave, Punësimit dhe Trajnimit, në fushën e Ekonomisë, Financave, Punësimit dhe Trajnimit dhe në fushën e marrëdhënieve me jashtë.

Shërbimet që ofrojnë entet shtetërore në fushën e kulturës do të jenë hyrje në biblioteka, muze, galeri arti, parqe arkeologjike dhe monumente të kulturës, hyrje në teatër dhe shfaqje artistike.

Shërbimet në fushën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jenë, Shërbime shëndetësore pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, të paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, përjashtim/reduktim nga pagesat e drejtpërdrejta, për alternativat e para të barnave të listës së barnave të rimbursueshme, Sigurim shëndetësor, regjistrim në çerdhe dhe kopshte për fëmijët e studentëve dhe strehim social.

Shërbime në fushën e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jenë hyrje në stadiume, pallate sporti dhe aktivitete sportive, palestra dhe aktivitete sportive. Shërbimet në fushën e Transportit do të jenë Transport publik i të gjitha llojeve përfshirë dhe atë ajror, kurse dhe lëshim patentash dhe dokumentash të tjera të ngjashme.

Shërbime në fushën e Turizmit dhe Mjedisit do të jenë hyrje në zonat e mbrojtura dhe hyrje në shtëpitë e pushimit. Shërbime në fushën e Ekonomisë, Financave, Punësimit dhe Trajnimit do të jenë Kreditë bankare për studentët dhe kurse të formimit profesional. Shërbime në fushën e marrëdhënieve me jashtë do të jenë shërbime konsullore, marrje e vulës apostile, lëshim pasaporte. Shërbime në fushën e drejtësisë do të jenë certifikata të gjendjes gjyqësore, shërbime noterie dhe përkthimi.

Login to post comments