Fact Check: Të pavërtetat e Veliajt për projektin e shkollës ‘Servete Maçi’

Tuesday, 17 September 2019 14:47

Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj inaguruan sot godinën e rindërtuar të shkollës 9-vjeçare ‘Servete Maçi’.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se projektin e shkollës e kanë bërë studentë të sapodiplomuar të arkitekturës.

“Ka qenë ideja e Edit që gjithmonë më cyste, thoshte shiko dil nga korniza, nuk ka nevojë të bëjmë të njëjtët arkitektë që bëjnë të njëjtat shkolla që duhen si burgje, si spitale.

Ne bëmë një eksperiment. Kjo shkollë është dizenjuar nga studentë të sapodiplomuar të arkitekturës.

Pjesë e paktit tonë me studentët  dhe me universitetin është mishëruar tek kjo provë. I kemi lënë atyre të bëjnë diçka komplet jashtë normales, jashtë skemave të vjetra që ka pasur infrastruktura arsimore.”

Në të vërtetë, projekti i godinës së shkollës është hartuar nga firma private e arkitekturës “ArkonStudio”. Sipas në QKR, kompania është themeluar në vitin 2014 nga Krenar Dila dhe Erjon Këri, të cilët rezultojnë të jenë diplomuar në vitin 2008.

Në maj 2016, Bashkia Tiranë hapi tenderin për studimin dhe projektimin e shkollës.

Në tender morën pjesë katër kompani: 1)Infratech Shpk & Vler Invest Shpk & Arkimade Shpk; 2)Sphaera Shpk; 3)Arkonstudio Shpk dhe 4)A & E Engineering Shpk.

Fituese u shpall kompania Arkonstudio shpk me ofertën 45 mijë euro.

Ndërsa tenderin për ndërtimin e shkollës, me vlerë 2.27 milionë euro, e kanë fituar kompanitë A.N.K shpk dhe Ed Konstruksion.

Open Data e ka shenjuar tenderin për punimet si problematik pasi gjatë procesit janë skualifikuar të gjithë kompanitë e tjera në garë përveç kompanisë fituese.

Kompania A.N.K ka fituar dhe koncesionin për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldre me vlerë rreth 260 milionë euro.

Po ashtu, Kryebashkiaku Veliaj tha se hartimi i projektit të shkollës i është lënë studentëve të sapodiplomuar të arkitekturës, si pjesë e Paktit me Universitetetet, hartuar në fillim të vitit 2019, pas protestave të studentëve në dhjetor 2018.

Por në të vërtetë, në fillim të 2019-ës, projektimi i shkollës Servete Maçi kishte përfunduar prej kohësh dhe shkolla ishte drejt përfundimit të punimeve, ndaj gjasat që në hartimin e projektit të kenë marrë pjesë studentë të sapodiplomuar janë shumë të pakta.

Modifikuar më Tuesday, 17 September 2019 14:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...