Rikthimi i deputetëve në seancë plenare rikthen edhe protestën e studentëve përpara Parlamentit. Në rrjetet sociale është publikuar një agjendë që do të ndjekin nesër studentët protestues. Të rinjtë do të mblidhen në fakultetet e tyre nga ora 08:30 deri më 09:00, për t’u nisur më pas drejt Parlamentit.
Një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish priten nesër në protestë, nisur edhe nga fakti se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për dialog në disa universitete nuk kanë sjellë asnjë rezultat, përkundrazi, kanë shtuar revoltën tek studentët.
Gjithashtu, një darft i publikuar sot nga Qeveria ku pretendohet si jepen zgjidhje tetë kërkesave të studentëve, në të vërtetë rezulton një përpjekje për të shuar protestën e të rinjve, e ndihmuar kjo edhe nga sezoni i festave.