"Unaza" ka ka më shumë arsye të protestojë në ditën e 47, afera për pallatet e Begos

E mërkurë, 19 December 2018 17:19

Banorët e Unazës së Re po zhvillojnë sot protestën para banesave të tyre të cilat kërcënohen të prishen për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ata janë në ditën e 47 të qëndresës së tyre. Ata thërrasin se do i mbrojnë me gjak shtëpitë e tyre dhe se nuk kanë ndërmend t’i lëshojnë pa u dëmshpërblyer plotësisht.

Banorët bëjnë thirrje që projekti të anulohet pas falsifikimit të dokumenteve të tenderit për njërin nga lotet.

“O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re” dhe “E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën”, thërrasin qindra banorët që janë mbledhur në rrugë.

Në mbështetje të banorëve kanë vajtur edhe deputetët e opozitës.

Login to post comments