Rama ka blinduar Këshillin e Lartë të Prokurorisë pasi jo vetëm ka caktuar kryetar të tijin Gent Ibrahimin, kunatin e ish-ministres Mimi Kodheli, por edhe për pozicionin e nënkryetarit ka menduar një sorosian, Alfred Ballën.
Ky i fundit u akuzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i monitorimit se ka kopjuar platformën e vetë konkurruese nga një tjetër kandidat, pra ka bërë plagjiaturë.
Kur konkurronte për të qenë anëtar i KLP-së kuvendi e renditi në raport Alfred Ballën në vend të parë, por misioni i ONM-së është shprehur për këtë kandidat se ka dyshime se ai e ka kopjuar platformën e vetë konkurruese nga një tjetër kandidat, pra ka bërë plagjiaturë. Asokohe sipas ONM-së Alfred Balla duhej të s’kualifikohej, por Kuvendi i Shqipërisë pa dhënë asnjë kundër-argument mbi pretendimet e ONM-së, e kualifikoi.
Nga ana tjetër raporti i ONM-së zbuloi dhe komprometimin e shoqërisë civile dhe në veçanti të fondacionit Soros, pasi nga 14 kandidaturat(në total) që ka paraqitur ky Fondacion vetëm njëra prej tyre plotësonte kriteret ligjore.