Studentët që turpëruan Ramën në Vlorë (VIDEO)

E mërkurë, 19 December 2018 22:52

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe sot përpjekjen e tij të dëshpëruar për të improvizuar gjoja një dialog me studentët. Stacioni i sotëm ishte Universiteti ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, ku ai u prit me protesta që ne hyrje. Studentë të revoltuar, pjesë e protestës që vijon prej disa ditësh, i treguan Ramës se nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në takim, duke lënë kështu të kuptohej se ishte një tjetër takim i sajuar prej kryeministrit si ai që pamë te Fakulteti i Gjeologjisë dhe më pas në Universitetin Bujqësor.

Megjithatë edhe studentët ‘rebelë’ kishin arritur të depërtonin mes auditorit, qoftë dhe sa për t’ia plasur në fytyrë disa të vërteta kryeministrit. Kishte nga ata që pasi ia thanë gjërat në sy u larguan nga takimi, ndërsa të tjerë bënë rezistencë duke qëndruar brenda, por njëkohësisht i numëruan Ramës gjithë dështimet e tij. E quajtën mashtrues, e akuzuan se trajton popullin si dele, madje i përmendën edhe vilën në Surrel.

I kapur ngushtë, Rama u mundua mes batutave ta kapërcente situatën, ndërsa me cinizëm u tregonte studentëve celularët iphone që mbanin në dorë. Sa për shtëpinë, u tha se e kishte ndërtuar me kursimet e tij si gjithë emigrantët. Ja një pjesë e debatit mes Kryeministrit dhe një studenti.

Rama: Në varfërinë që je.. si e bleve iphone.

Studenti: E fitova në një konkurs të një organizate.. se me tha edhe motra mos e nxirr.

Rama: Qetësohu hë të keqen vëllai, e kuptoj që është dita jote kjo.

Studenti: Për shpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen, po e justifikoni ju tuajat.

Rama: Si e paguan atë? Mirë e keni fituar. Shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe taksat i ka të paguara të gjitha. Mos u bëj si Saliu. Me mua lufto sa të duash se vetëm shëndet të bëhet, por mos e tepro, për veten tënde, jo për mua. Do takohemi prapë bashkë, për mirë. Vetëm të lutem mos u bëj si Saliu.

Po i njëjti student i bëri kryeministrit epitafin e qeverisjes së tij. Pa e thënë me fjalët që thuhen rëndom “qeverisje fasadë” ai e ka sintetizuar me një shprehje vlonjatshe: “Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin” e përkufizoi studenti qeverisjen monolog të Ramës.

Ai renditi edhe një pasqyrë sociale të familjes së tij, ku nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati ka marrë kredi për legalizimin e shpisë. Ai shkoi edhe më tej duke denoncuar se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, se edhe tani thoni: “Dil jashtë po s’ishe dakord” tha studenti i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni por nuk të vini veshin”.

Një tjetër student e ;gozhdoi’ Ramën duke e quajtur mashtrues, ndërsa kryeministri e cilësoi rrugacerore sjelljen e tij.

“Ju jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Ju jeni i forti në këtë vend. Fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga Gogoli, kanë frikë nga ju. Obobo do na bëjë këtë! Obobo Edi Rama! Kush është Rama?! Keni bërë ca keni bërë me popullin, me ne qendroni korrekt! Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem pas kësaj që thash. Kjo është një shfaqje e ndyrë, e ndyrë ta dini. Ne nuk jemi dele ,dialogun nuk e pranoj”, u shpreh studenti.

Si iu përgjigj Rama.

“Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin nuk është trimëri! Rrugaçëria është rrugaçëri, e para. Ti merr fjalën dhe thua një gjë që ke dëgjuar, më vjen keq pë rata që I votojnë ata pesona që thonë këto fjalë.

Unë mund të jem ironik, po kurrë nuk do të dëgjosh nga unë akuza rrugaçërore. Nuk të bëjnë trim, fyerjet. Ti nga unë do të rrosh 100 vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ç’a je ti mo? Ç’a je ti që nuk dëgjon, fole, çfarë nuk the dhe të lashë që të mbaroje. Ti flet njësoj si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit”, u shpreh Rama.

Në fund, studentët e përcollën Ramën me vërshëllima dhe brohoritje kundër tij.

I gjithë takimi i sotëm i kryeministrit, dëshmon ndër të tjera se protesta e studentëve nuk është thjesht dhe vetëm për çështje tarifash. Rebelimi i tyre dëshmon gjithashtu edhe pakënaqësinë e gjithë qytetarëve të tjerë me qeverisjen e Rilindjes.

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 22:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...