Mohuan aferën e pallateve të Begos, PD i drejton 4 pyetje Veliajt, Ramës e Ahmetajt

E mërkurë, 19 December 2018 19:38

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot, për aferën më të fundit korruptive, për ndërtimet për gjatë unazës së re.

Sipas PD-së, “Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re”.

Më tej PD ka edhe 4 pyetje për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE

PD: 4 PYETJE QË DUHET T’U JAPË PËRGJIGJE EDI RAMA DHE ERION VELIAJ

Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

E vërteta, e bazuar në dokumente është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.

E vërteta është se privatizimi i zonës së ish-Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:

Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bego pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bego?
Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit.

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 19:40
Login to post comments