Sociologu shqiptar Ergys Mërtiri ka bërë një analizë të protestës së studentëve teksa ka deklaruar se nëse shqiptarët do të ishin zgjuar nga “letargjia” dhe do t’i bashkoheshin të rinjve, sot kryeministër i vendit nuk do të ishte Edi Rama.
I ftuar në studion e Syri.net, Mërtiri u shpreh se Rama arriti ta përçajë protestën e studentëve, duke bërë të mundur kësisoj venitjen e rrezikut që i kanoste seriozisht karrigen kryeministrore.
‘Ne duhet të mbështesim çdo lloj proteste. Pasi mungesa e reagimit na ka bërë të jemi këtu ku jemi sot. Ne jemi në këtë gjendje pasi nuk e kemi atë nervin e drejtësisë. Në gjykimin tim demokracia funksionon kur qytetarët reagojnë. Nuk është kapriço, është e drejtë e çdo protestuesi të mos dialogojë.
Ata nuk duan të dialogojnë, ata kanë pikat dhe duan ti realizohen. Rama kërkon ti manipulojë përmes dialogut. Zhgënjimi është shumë i madh, pasi gjithë këto vite Shqipëria ka ecur me ritme të ngadalta, por kanë ecur me shpejtësi shumë të madhe krimi i organizuar. Sot varfëria ka shkuar aty ku nuk mban më.
Protesta pati një rrezik shumë të madh, deri në rrëzimin e qeverisë. Nëse qytetarët do të ishin bashkuar me studentët Rama do ishte rrëzuar, këta ja arriti ta shmangë vetëm përmes përçarjes. Rama do të dalë i dërrmuar në fund, perdja e manipulimeve mediatike ra’, deklaroi Mërtiri.