Arrestohet në Tropojë shoferi që përplasi për vdekje një 12-vjeçar ditën e djeshme. Policia bën me dije se ka rënë në pranga M.C, 18-vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet si autor i aksidentit të ndodhur dje në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P.
18 vjeçari dyshohet se ka aksidentuar për vdekje të miturin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Identifikohet dhe kapet autori i dyshuar i aksidentit të ndodhur më datë 19.12.2018 në Tropojë, ku u aksidentua për vdekje shtetasi i mitur F.P. Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; -M.C., vjeç 18, banues në Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, F.P, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ku më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.