Naureda Llagami është zgjedhur kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësor. Naureda Llagami u zgjodh me 10 vota dhe vjen nga “Shoqëria Civile”. Ndërkohë nënkryetar i Këshillit të Lartë Gjyqsor është zgjedhur Maksim Coku me 7 vota.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat kryetarja e sapozgjedhur e KLGJ, Naureda Llagami u shpreh se sfida më e madhe e saj është të rikthejnë beimin e publikut tek drejtësia.
“Më gëzon konsensusi dhe besimi që do na shoqërojnë në këtë Këshill për të krijuar të gjitha sistemet e tjera të drejtesisë për të qëdruar larg politikës. Jam e lumtur që do të bëjë këtë rrugëtim së bashku. Sfida më e madhe është rikthimi i besimit të publikut tek drejtesia. Ky këshill duhet të hartoj dhe marre vendime në të mirë të drejtësisë.”- u shpreh Llagami.