Tarifa të fshehura për bizneset./Sipërmarrësit Shqipëri-Kosovë kërkojnë “rrëzim” barrierash

E Enjte, 20 December 2018 14:41

Marrëveshjet e nënshkruare midis qeverive Shqipëri—Kosovë për lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin tregtar ende nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Bizneset e të dyja palëve ngrenë një sërë problematikash dhe barrierash që e bëjnë thuajse të pamundur rritjen e tregtisë mes dy vendeve, ku edhe brenda procedurave jo tarifore fshihen kosto të rënda.

Ndërsa shfaqen probleme me përdorimin e Portit të Durrësit si tranzit për mallrat e Kosovës, dhe shqetësim kryesor janë dhe kostot e larta.

Ndërsa doganat bëjnë me dije se janë marrë masat që porti i Durrësit të përdoret si tranzit dhe se nga Janari i vitit të ardhshëm, faturat do të jenë on line. Sa i përket kostove, doganat sqarojnë se tarifat përcaktohen nga koncesionari.

Takimi i zhvilluar midis bizneseve dhe përfaqësuesve të doganave të të dyja vendeve është i pari i organizuar nga Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Kosovë, e cila u lançua gjatë mbledhjes ndërqeveritare në 26 Nëntor në Pejë.

Login to post comments